George Clooney “Meghan Markle po përndiqet dhe po përgjohet!”
Miqësia mes familjes Clooney dhe asaj mbretërore është e njohur nga të gjithë.
Kohët e fundit Clooney ka folur për një nga problemet që familja mbretërore po has!
Sipas “People”, George ishte shumë i trishtuar që mediat nisën të shkruanin për Dukeshën dhe gjërat e saj personale.
“Ata po e ndjekin kudo Meghan Markle. Ajo po ndiqet dhe po përgjohet. Ajo është 7-muajshe shtatzënë dhe po përndiqet në të njëjtën mënyrë si Lady Diana dhe historia po përsëritet”, është shprehur aktori.
Clooney ka vazhduar më tej duke shtuar: “Ne e dimë sesi përfundon kjo. Nuk mund të them sesa frustruese është ta shohësh këtë. Ti merr një letër të shkruar nga vajza për babanë dhe e transmeton kudo. Është e papërgjegjshme. Jam i habitur nga kjo”.