George Cloony shndërrohet në “Kupidin” personal të Brad Pitt
George Cloony duket se po i qëndron mikut të tij tek koka sa i përket jetës sentimentale.
Dy aktorët të cilët kanë një miqësi të ngushtë dhe flasin për jetën private të njëri-tjetrit po shpresojnë që gjërat në jetën e Pitt të kthehen në normalitet.
Geroge shpreson që Brad dhe profesoresha e arkitekturës të lidhen në mënyrë që aktori të jetë sërish i lumtur krah një gruaje aristokrate.
Ai gjithashtu dëshiron që 54-vjeçari të krijojë një marrëdhënie me Neri Oxman në mënyrë që bashkëshortja, Amal Cloony të ketë një shoqe të re dhe ata të shkojnë në udhëtime si dy çifte të dashuruarish.