Lajme

29 January 2018

Georgina feston 24 vjetorin e mërzitur, shkak mesazhet e Ronaldos me modelen joshëse

Cristiano Ronaldo është parë disi “i ndrydhur” kur mbërriti në plazhet e Marbellas të dielën, teksa shoqëronte nga shumë pranë të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

I vënë përballë akuzave se i ka dërguar një “breshëri” mesazhesh në orët e natës modeles joshëse Rhian Sugden, ylli 32-vjeçar i Realit të Madridit, u pa duke i hedhur njërin krah mbi shpinë, si për të treguar se kërkon ta mbajë afër nga zërat që duan “përçarjen” e çiftit.

Cristiano është fotografuar nga shumë pranë duke i bërë gjestin mbrojtës të dashurës së tij, e cila vetëm pak muaj më parë, në nëntor, solli në jetë fëmijën e tij të katërt dhe të parin e çiftit.

Megjithatë, Georgina e cila mbushi 24 vjeçe, nuk u duk e gëzuar, siç duhej të ishte në një festë përvjetori të ditëlindjes së saj, por disi e ngrysur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com