Georgina ndihet tepër krenare për Cristiano Ronaldon: Je shembull për gjithë botën
Pas fitores së Champions League, Cristiano Ronaldo u shpreh se ishte një ëndërr për të, pasi numëronte 5 fitore. E pranishme në stadium ishte edhe e dashura e Ronaldos, Georgina. Ajo ka postuar një foto në Instagram dhe ka shkruar një dedikim të ndjerë për Cristiano-n.
“Kampioni ynë! E meriton, na lumturove të gjithëve! Ishim shumë në ankth, por tashmë e kemi kupën. Me sigurinë tënde dhe punën e përditshme ia arrite. Sepse edhe pasi vjen i lodhur nga stërvitja, ëndrra dhe pasioni të shtyjnë të vazhdosh të punosh shumë edhe në shtëpi. Asnjëherë nuk të duket mjaftueshëm, nuk kënaqesh lehtë dhe kjo është ajo që të bën ky që je. Je një shembull për gjithë botën. Të duam”, ka shkruar Georgina në postimin e saj.