Georgina Rodriguez reagon pas skandalit seksual ku është përshirë Cristiano Ronaldo…
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është përfshirë në një skandal seksual. Akuzat janë bërë nga një modele amerikane,e cila pretendon se në 2009-n Ronaldo e ka përdhunuar dhe madje e ka paguar që ajo të heshti. Por futbollisti ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Njëkohësisht pas këtij skandali ka reaguar edhe partnerja e tij Georgina, e cila, përmes një statusi në Instagram shpreh mbështetjen për Ronaldon: “Gjithmonë i kalon pengesat që të dalin rrugës. Me shumë forcë demonstron gjithmonë se kush je. Gjithmonë e më shumë, më i miri. Të dua”, shkruan Rodriguez krahas fotos së publikuar.