Getinjo ekspozon trupin dhe tatuazhet, zhvishet si Ronaldo
Reperi i njohur kosovar, Getinjo, ka bërë të ditur për fansat e tij se nuk do të sjellë projekte të reja këtë verë.
Shpesh, ai ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme e tij.
Së fundmi, reperi nga Ferizaji ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet i zhveshur teksa vë në pah trupin e tij.
Ai gjithashtu vë në dukje edhe tatuazhet e shumta, me të cilat ka mbuluar një pjesë të mirë të trupit.
“CR7”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë, me çka i referohet pozës së marrë si futbollisti i famshëm, i cili shpesh pozon i zhveshur për të reklamuar linjën e të brendshmëve të tij.