Lajme

27 January 2019

Getinjo ‘godet’ politikanët: Ju e keni degjeneruar shtetin, më keni degjeneruar dhe mua

Së fundmi në media ka shpallur një debat i hapur mes këngëtarëve, kryesisht atyre të muzikës hip hop, dhe politikanëve.

Disa nga deputet e Kuvendit kanë shprehur mendimin se duhen censuruar këngët që flasin dhe promovojnë përdorimin e drogës, gjë e cila ka çuar në reagim vet interpretuesit e këtyre këngëve.
Reperët Tayna dhe Buta janë dy nga emrat të cilët nuk kanë hezituar që të dalin hapur kundër kësaj çështjeje, e duket se të njëjtin mendim me ta e ndan edhe reperi Getinjo.

Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social InstaStory disa video, ku ka thënë se nuk është ndjerë aspak mirë me ato çfarë ka dëgjuar nga politikanët.
Ndër të tjerash, ai ka përmendur edhe faktin që degjenerim sipas tij në Kosovë është vet politika, dhe jo muzika.
“Ne dimë edhe me i gëzu njerëzit edhe me i bë me buzëqesh, por ju a na keni bërë me qeshë ndonjëherë. Ne nuk e degjenerojmë shtetin, ju e keni degjeneru. Mua të parit më keni degjeneru, se mu m’ka ik truri prej ktij shteti”, thotë ndër të tjera reperi nga Ferizaji në videon e ndarë me ndjekësit.

Më pas, ai e ka përmbyllur reagimin e tij duke u sugjeruar politikanëve që të merren me punë të tjera që sipas tij janë më primare, dhe më pas të merren me punën e artistëve.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com