Lajme

10 November 2017

Ghetto Geasy indiferent ndaj krizës së Babastars

Labeli Babastars janë vënë së fundmi në fokus të medieve, për shkak të disa ‘krizave’ që po flitet se po ndodhin brenda grupit.
E gjithë kjo situatë mori dhenë kur Getoar Selimi publikoi projektin e tij më të ri “Birthday”, dhe nuk mori përkrahje nga një prej menaxherëve të Babastars, Albert Krasniqi, i cili nuk e mbështeti këngën e tij në rrjetet sociale. Përpos kësaj ai nuk vonoi shumë dhe publikoi bisedat e shkëmbyera me Getin në ‘Viber’, ku e akuzonte atë për monopol të koncerteve brenda grupit.
Megjithatë, ndaj kësaj ngjarje nuk ka reaguar fare Getoar Selimi, i cili pas gjithë këtyre akuzave ka qëndruar në heshtje.
Reperi ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke tymosur një cigare puro.
Fotografia në fjalë e bën të qartë se reperi e ka marrë me qetësi situatën e krijuar dhe nuk dëshiron të diskutojë fare mbi këtë temë.
Ditët në vazhdim do e tregojnë më së miri se si do vijojnë ngjarjet brenda labelit.

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com