Gigi dhe Bella Hadid dikur dhe sot, ja si dukeshin modelet në fëmijërinë e tyre
Gigi dhe Bella Hadid janë dy nga modelet më të famshme të momentit, të cilat dallohen për bukurinë dhe elegancën e tyre. Modelet simpatike kanë trashëguar bukurinë e nënës së tyre Yolanda Hadid, e cila po ashtu ka qenë modele. Ato kanë edhe një vëlla më të vogël, i cili quhet Anwar.
Por dy motrat kanë qënë po kaq rrëzëllitëse dhe të ëmbla edhe kur ishin fëmijë. Gigi u bë e famshme në vitin 2016, kur u zgjodh modelja e vitit nga British Fashion Council dhe që atëherë ka qenë pjesë e fushës së modelingut. Kurse Bella filloi studimet për fotografi, por u detyrua t`i braktiste për shkak të impenjimeve dhe suksesit si modele.
Gigi ka treguar gjithmonë për marrëdhënien e veçantë që ka me Bella-n dhe ka pranuar se e motra është njeriu më i shtrenjtë për të.