Gigi dhe Bella Hadid shkëmbejnë puthje pas përfundimit të premierës “Being Serena”
Dy motrat Gigi dhe Bella Hadid kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve në premierën “Being Serena” në New York. Ato u shfaqën plot stil dhe elegancë. Gigi mbante veshur një kostum ngjyrë kremi, ndërsa poshtë xhaketës kishte vetëm sytjena. Ndërsa Bella kishte kombinuar klasiken me sportiven. Ajo kishte zgjedhur për këtë event një kostum të zi, bluze dhe atlete të bardha.
Por për habinë e të gjithëve ndërsa ndaheshin motrat e famshme shkëmbyen një puthje.