Lajme

14 May 2018

Gigi Hadid do donte te rikthehej në të kaluarën vetëm për të pasmet e saj

Gigi Hadid është bërë një nga modelet më të kërkuara në industrinë e modës për momentin. Ajo ka sfiluar për Channel, Versace, ka krijuar koleksionet e saj të modës me markat si Tommy Hilfiger dhe Vogue , madje ështe edhe imazhi i ri i gjigantit të kozmetikës Maybelline. Por së bashku me statusin e saj në qendër të vëmendjes vjen realiteti i pafat që shumë të famshëm publikë duhet të merren me:”Të këqinjt e Internetit”.

Gigi ka qenë shumë e hapur në lidhje me humbjen graduale të saj të peshës dhe transformimin e trupit gjatë disa viteve të fundit, duke shpjeguar se rrjedh nga një gjendje autoimune e quajtur Hashimoto, e cila është një inflamacion i gjëndrës tiroide dhe mund të shkaktojë luhatje të peshës.

Gigi në intervistën e saj të re për revisten prestigjoze Harper’s Bazaar shprehet se:
“Kur kisha një figurë më atletike, isha krenare për trupin tim sepse isha një lojtare e mrekullueshme e volejbollit. Por, pasi zbulova se kam sëmundjen Hashimoto, unë kam nevojë për të ngrënë shëndetshëm dhe të punoj fort për trupin tim, ”

Por kur është fjala për trupin e saj “të vjetër”, ka disa gjëra që Gigit i mungojnë.
“Nëse mund të zgjidhja, do doja të kisha edhe njëherë të pasmet e mia dhe gjithashtu do doja të kisha edhe gjoksin që kisha para disa vjetësh. Por, sinqerisht, nuk mund të kthehemi me keqardhje. E kam dashur trupin tim atehërë dhe vazhdoj ta dua trupin tim tani ”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com