Gigi Hadid e kap “syri i keq”
Gigi dhe Bella Hadid, modelet më të famshme në industrinë e modelingut, dukeshin të mahnitshme në mbrëmjen e “Glamour Women of the Year Awards”. Por duket se vajzat i kapi “syri I keq”, sepse gjatë kohës kur Gigi po nisej në këtë event pengohet me fustanin e saj dhe thuajse u rrëzua në trotuarin poshtë shtëpisë.
Edhe pse ky incident i vogël zgjati vetëm pak sekonda duket se modelja bukuroshe është vënë në siklet. Fatmirësisht pranë saj ishte motra e vogël Bella Hadid e cila e ndihmoi të rikthejë ekuilibrin. Pavarsisht incidentit, krenare dhe e bukur ajo mahniti në tapetin e kuq me paraqitjen e saj.