Gigi Hadid fanse e Dua Lipës, poston foton e saj në Instastory
Gigi Hadid përveç profesionit si modele së fundmi ka lançuar edhe linjën e saj të bizhuterive.
Supermodelja mbrëmjen e djeshme i ka befasuar të gjithë fansat e saj teksa ka publikuar një foto të këngëtares shqiptare Dua Lipa në ‘Instastory’.
Arsyeja se përse ajo ka publikuar një foto të saj është sepse Dua ka vendosur një nga bizhuteritë e koleksionit të ri të Hadid, në një nga daljet e saj publike.
Gigi ka shprehur falenderimet për këngëtaren shqiptare duke e quajtur atë një mbretëreshë: “Mbretëreshë Dua ka vendosur një choker me diamante të krijuar prej meje”, shkruan ajo.