Gigi Hadid hidhet në gjyq për një foto! Ja reagimi i modeles
Pas Kendall Jenner, e cila akuzoi mediat se me postimet e tyre po e bënin të pasigurt jetën e tyre vjen edhe postimi i Gigi Hadid. Ajo përmes një postimi të gjatë në Instastory denoncon sjelljen e paparacëve, të cilët ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe atë emocional. Ajo shprehet se është shumë stresues fakti që fotografohet gjatë gjithë kohës. Hadid madje shkruan se ajo është hedhur në gjyq për ripostimin e një imazhi në Instagram-in e saj dhe për të cilën nuk kishte të drejtën e autorit.
“Dje më tha menaxheri që po ndiqem penalisht për postimin tim të fundit në Instagram (që e fshiva). Fotoja ishte nga një paparac dhe isha unë në rrugë, jashtë një eventi javën e kaluar. Për dikë që e merr situatën, ku unë doja të tregohesha e hapur dhe më padit për një foto që e gjeta në Twitter (pa emrin e fotografit të shkruar në imazh), për një foto për të cilën ai është paguar nga kushdo që e postoi në internet, është absurde… shkruan Gigi.
Modelja tregon se pavarësisht që kupton punën e saj dhe raportet që duhet të ketë me publikun dhe fotografët, ajo thekson se shpesh situata kthehet në një stres dhe ndikon në gjendjen e saj emocionale. Gigi e mbyll deklaratën e saj duke kërkuar më shumë privatësi dhe respekt nga paparacët.
“Për paparacët, e kuptoj që kjo është sesi jetoni dhe e respektoj që kjo është diçka që duhet ta pranoj me punën time. Por ka një kufi. Jemi të gjithë qenie njerëzore dhe ndonjëherë do shumë kurajë për të bashkëpunuar me ju, për shkak të pakënaqësisë që ndjej nga eksperiencat negative që kam kaluar”.