Gigi Hadid joshëse në setin fotografik për Krishtlindje
Gigi Hadid dallohet jo vetëm për debutimet e saj në pasarela, por edhe për qëndrimin e saj ndaj fenomeneve të ndryshme siç është edhe të pranuarit e vetes ashtu siç je.
Gjatë kësaj jave Gigi në fotot për kalendarin “Love” na tregoi aftësitë në boks, por vazhdon të mbajë veshjen sportive dhe për festimet e pushimeve në New York, si pjesë e punës së saj si ambasadore e Reebok.
Modelja 22-vjeçare shfaqet mjaft atraktive me veshjet e firmës dhe një kapuç Babagjyshi të personalizuar.
“Unë i shkruaj kartolinat vetë çdo Krishtlindje. Gjithmonë i kujtoj kartolinat të shkruara me dorë. Mbaj çdo të tillë që më dërgon kushdo, dhe kanë mjaft domethënie për mua”, ka thënë Gigi.