Lajme

28 March 2018

Gigi Hadid me një look “modest” në paraqitjen e fundit

Ndarja e Gigi Hadid nga Zayn Malik ishte një surprizë për të gjithë. Modelja është fokusuar së tepërmi në karrierën e saj pak ditë pas ndarjes së konfirmuar. Supermodelja 22 vjeçare u shfaq së fundmi me veshje të thjeshtë kombinuar me një xhaketë xhinsi, teksa dukej fare pa grim në flokë të kapura. Gigi Hadid, po përgatitej për një udhëtim të largët pasi që mbante pasaportën në duart e saj.

Pak ditë pas komunikimeve personale u nxitën spekulimet se Gigi mund të jetë takuar me Lewis Hamilton, spekulime që bukuroshja i ka hedhur poshtë. Gigi në rrjetet sociale është munduar që të jetë sa më profesionale, duke postuar vetëm imazhe nga fushatat e saj reklamuese, ndër të fundit një nga fushata për Tommy Hilfiger.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com