Gigi Hadid me urimin më të ëmbël për ditëlindjen e Zayn Malik
Çifti Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë ndër më të komentuarit në showbizin ndërkombëtar.
Që prej momentit kur është bërë e ditur lidhja e tyre, dyshja nuk është raportuar për ndonjë krizë në lidhjen e tyre.
Ata kohë pas kohe sjellin imazhe së bashku, përmes të cilave tregojnë se sa çift i lumtur janë.
Zayn Malik feston ditëlindjen, dhe me këtë rast ai ka pranuar urime të shumta, por më i veçanti ishte ai që mori nga e dashura, modelja Gigi Hadid.
Duke publikuar disa video dhe foto nga momente të veçanta të tyre, Gigi e uron me fjalët “E dua këtë njëri, më shumë sesa mund ta them me fjalë dhe jam e frymëzuar nga përpjekja e tij për ta bërë më të mirën çdo ditë. Gëzuar për vitin tënd, i imi zayn. Jam krenare që jam përkrah teje”.