Gigi Hadid përlotet teksa ecën në sfilatën e fundit të Karl Lagerfeld për Fendi-n!
Supermodelja Gigi Hadid pati nderin të mbyllë sfilatën e fundit të stilistin legjendar Karl Lagerfeld për FENDI-n.
Teksa sfilonte për herë të parë pa legjendarin Lagerfeld Gigi u përlot.
Modelja i dedikoi edhe disa fjalë zemre në Instagram, ditën që ai u nda nga jeta, ku shkruante:
“Karl, do të më mungojë prania jote e papërshkrueshme, do të më mungojë të shoh mendjen tënde që punon në qetësi, shakatë e tua, tregimet e mahnitshme, dhe të vesh rrobat dhe krijimet që vetëm t’i mund t’i realizosh”.