Gigi Hadid pozon për revistën “Love” dhe duket e “frikshme”
Gjithmonë jemi mësuar që të shohim në kopertinat e revistave fytyrën e bukur të modeles Gigi Hadid por këtë herë ajo shfaqet krejt ndryshe.
Revista “Love” këtë herë për të festuar 10-vjetorin e krijimit të saj ka zgjedhur një mënyrë tejet interesante. Drejtuesit e revistës vendosën që Gigi, të mbante maskën e një lepurushi të tmerrshëm dhe fotoja duket sikur është shkëputur nga një film horror.
Gigi shfaqet me flokët e lëshuara kacurela, teksa pozon me maskën e frikshme në kokë në prani të një qenushi.