Gigi Hadid shkëlqen me pamjen e saj në eventin e organizuar nga “Victoria’s Secret”
Gigi Hadid është një ndër engjëjt e “Victoria’s Secret” dhe prezenca e saj në lansimin e librit të sekreteve të prapaskenës nuk mund të mungonte.
Një dekadë e prapaskenave të ‘Victoria’s Secret Fashion Show’, të fotografit të njohur Russell James u mbajt në Nju Jork.
Në këtë event ka mahnitur Gigi e veshur në një fustan të bardh elegant të dizajneres Vivianne Westwood ku vihej në pah figura e mrekullueshme e modeles i cili zbulonte këmbët e saj të gjata dhe linjat perfekte.
Gigi ishte mjaft e entuziazmuar për pjesëmarrjen në këtë event dhe ndau emocionet me 40 milion ndjekësit e saj në Instagram.
“Ëndrra ime e fëmijrisë ishte që të bëhesha pjesë e Victoria’s Secret dhe të fotografohesha nga Russell James në prapaskenë”, ka shkruar Gigi. Përveç Gigit pjesëmarrese ishin edhe modele tjera të kësaj kompanie.