Gigi Hadid tërheq vëmendjen me çantën e saj të çuditshme në Javën e Modës në New York
Supermodelja Gigi Hadid ka befasuar fansat me dukjen e saj në Javën e Modës në New York. Ajo u shfaq së bashku me motrën e saj Bella me një stil veshjeje që tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në Hotel Brooklyn Bridge.
Gigi, kishte veshur një jumpsuit të verdhë, ndërsa Bella dukej me një stil më sportiv me kostumin e bardhë me rripa.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen tonë ishte aksesori shoqërues i Gigi-t. Bëhet fjalë për një çantë të tejdukshme me dorezë të artë që mbante brenda një shishe verë rozë.
Kjo çantë e çuditshme por edhe mjaft interesante është dizajnuar nga stilisti Brandon Maxwell për koleksionin e tij Pranverë 2019.