Gigi Hadid thotë “Bye” Zayn, “Hello” Lewis Hamilton?
Supermodelja Gigi Hadid dhe Zayn Malik, vazhdojnë të jetë sërish qendra e vëmendjes. Pas dy vitesh lidhje, ata i dhanë fund romancës së tyre duke u shprehur se tashmë janë vetëm shokë të mirë. Zayn pas ndarjes ka bërë një sërë ndryshimesh në pamjen e tij, duke shtuar tatuazhet në trup dhe duke lyer flokët bionde.
Nga ana tjetër sipas “Metro”, Gigi në fakt nuk ka përse mërzitet, pasi ajo e ka lënë pas ndarjen me Zayn. Modelja thuhet se është në një romancë të re me yllin e garave të Formula 1, Lewis Hamilton. “Metro” shkruan se dyshja ka filluar të shoqërohet së tepërmi me njëri- tjetrinmadje dhe flirtojnë me mesazhe me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Për Gigi-n dhe Lewis është folur edhe më parë për një lidhje mes tyre, por asnjëherë nuk ka ardhur një konfirmim nga ata.
Duhet të presim për të parë nëse edhe kësaj radhe ata do të heshtin apo do të dalin publikisht si një çift.