Gigi Hadid zbulon për gjithë kritikuesit shkakun e humbjes së saj në peshë
Së fundmi, modelja Gigi Hadid është kritikuar për rënien në peshë. Por Gigi përmes një statusi në Twitter iu ka kthyer përgjigje të gjithë kritikuesve që merren me peshën e saj.
Ajo zbulon se është dobësuar për shkak të sëmundjes “Hashimoto Thyroidits” e cila shkakton humbje peshe, lodhje dhe lëkurë të thatë. Më tej ka shpjeguar se nuk do të komentojë asgjë pasi mund të jetë shumë e dobët por e shëndetshme.
Sipas mjekëve kjo sëmundje mund të kërkojë muaj ose vite për tu diagnostikuar dhe shkaktohet pasi sistemi imunitar sulmon gjendrat e tiroides duke i bërë ato të fryhen e të dëmtohen.
“Mos u merrni me mua, unë kam gjoks, kam muskuj, të pasme, kofshë dhe komentet tuaja nuk do ndikojnë aspak tek unë. Ndihem seksi dhe e dua trupin tim”,ka shpjeguar Gigi.