Gjërat e çuditshme që do të ndodhin me trupin tuaj kur të vdisni
Vdekja është e vetmja gjë e sigurt, të paktën kështu thonë filozofët, kështu që në mos sot, nesër apo pas shumë vitesh të gjithë do të vdesin.
Me trupin tuaj çfarë do të ndodh? E keni menduar ndonjëherë? Përveç se do të shpërbëhet, ka disa gjëra të tjera të çuditshme.
Rrudhat do të zhduken: Duket se vdekja është “më e mirë” se botoksi. Pas vdekjes muskujt në fytyrë do të çlirohen gjë që do të shkaktojë që të gjitha rrudhat të zbuten.
Disa pjesë të trupit janë më jetëgjata: Ndërsa disa pjesë të trupit “skadojnë” shpejt, të tjerat mund të jetojnë me orë të tëra pasi të vdisni. Sytë, zemra, kocka dhe lëkura juaj mund të jenë ende të zbatueshme për transplantim deri në 15 orë pas vdekjes.