Lajme

13 July 2017

Gjesti i adhurueshëm i Lil Yachty

Reperi i ri Lil Yachty po mendon të ndjekë rrugën e Nicki Minaj dhe të ndihmojë disa studentë me faturat e tyre të shkollës.
Ylli i hitit “Peek a Boo”, emri i vërtetë i të cilit është Miles McCollum, ndau me ndjekësit e tij në Twitter këtë lajm të rëndësishëm rreth programit të bursave. Ai u shpreh: “Do të paguaj disa fatura shkolle këtë vit…do t’ju njoh me detajet së shpejti. Ju dua studentë.”
Në një status tjetër ai ka thënë se duke qenë se shpesh herë akuzohet që shpenzon shumë për bizhuteri floriri por jo vetëm, po mendonte të shpenzonte disa para në mënyrë më të vlefshme. Gjest për tu vlerësuar!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com