Gjiko dhe Elita i drejtojnë “armët” njëri-tjetrit dhe kjo është arsyeja…
Në fund të muajit shtator Gjiko dhe Elita Rudi organizuan një dasmë madhështore, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u komentua gjatë në media. Në një foto të postuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ata kanë frikësuar fansat sepse shihen teksa i drejtojnë armët njëri-tjetrit.
Reperi shfaqet i veshur me të zeza dhe me një bluze ku gdhendej titulli i këngës”Bugatti”. Ai I drejton armën Elitës dhe e sheh atë me një vështrim të egër. Nga ana tjetër edhe moderatorja ka veshur një pallto të zezë dhe dorashka të së njëjtës ngjyrë dhe shihet mjaft serioze teksa I drejton armën Gjikos. E gjithë kjo skenë lidhet me këngën e re që pritet të publikohet së shpejti dhe me këto foto kurioziteti i fansave u rrit së tepërmi.