Gjiko dhe Elita Rudi martohen brenda disa ditësh! Ja vendi përrallor ku do organizohet dasma e tyre
Pas shumë spekulimesh mësohet se këngëtari i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi do t’i japin fund beqarisë në datën 21 shtator.
Edhe pse ishte vendosur se çifti do kurorëzonte dashurinë në 23 gusht, gjithçka u anulua. Kjo me pretendimin se ata donin ti jepnin fund zhurmës mediatike. Për këtë arsye ata po përpiqen që të japin sa më pak detaje për martesën e tyre.
Mirëpo burime pranë çiftit tashmë kanë konfirmuar se dasma do të mbahet në “White Garden Events” në Prishtinë. Madje janë arritur të sigurohen edhe pamje nga vendi përrallor ku do të mbahet dasma e tyre.