Lajme

02 February 2018

Gjiko kërkon falje për videon me peshkaqenin, ftohet në Maldive për të promovuar mbrojtjen e peshkaqenëve

Gjiko ka kërkuar falje për veprimet e tij me një peshkaqen në Maldive.

Reperi i njohur shqiptar ka qëndruar së fundmi në Maldive me të dashurën e tij, Elita Rudi, ku kanë shijuar momente në rivierën e bukur.
Gjatë këtyre pushimeve, Gjiko si i apasionuar pas peshkimit, në kërkim të ndonjë peshku, arriti të kapë një peshkaqen, me të cilin xhiroi një video ku shihet duke shfaqur krenarinë, teksa e dashura e tij nuk ndalej së qeshuri në prapavijë.
Kjo ka irrituar qytetarët e Maldives dhe aktivistët për mbrojtjen e kafshëve, të cilët kanë kërkuar të ndërmerren masa në nivel global ndaj reperit dhe të mos i lejohet më hyrja në Maldive. Ishte Shaff Naeem ai që denoncoi rastin e Gjikos.
Megjithatë, vet reperi me anë të një video dërguar Shaf Naeemit duke ju drejtuar qytetarëve në Maldive dhe aktivistëve të mbrojtjes së kafshëve ka kërkuar sinqerisht falje.
Ai potencoi se është fuqishëm kundër vrasjes së kafshëve dhe torturimit të gjallesave të rralla në botë, teksa shtoi se ai nuk e ka vrarë peshkaqenin, por menjëherë e ka kthyer në ujërat e brigjeve të Maldives.

Gjiko theksoi se mezi pret që të marrë pjesë në fushatat për mbrojtjen e kafshëve, kurse ndjesa është pranuar nga Shaff Naeem që publikisht ka ftuar Gjikon në Maldive për të lundruar së bashku dhe për t’u njohur nga afër me peshkaqenët dhe të ngrihet vëmendja për mbrojtjen e tyre.
“Gjiko dhe unë biseduam në telefon dhe ai kërkoi falje për veprimet e tij. Ai do të punojë në mëyrë aktive me mua për të ngritur vëmendjen për mbrojtjen e peshkaqenëve në Maldive. Ai do të jetë me mua në Maldive shumë shpejt dhe do të zhytemi në ujëra me peshkaqenët për t’ia treguar atij bukuritë e këtyre krijesave të magjishme. Ndryshimi mund të arrihet me anë të ngritjes së vëmendjes dhe edukimit. Respekt Gjiko, mezi pres të punoj me ty”, ka shkruar Shaff Naeem në Facebook.

GJIKO and me had a talk on the phone and he's apologised for his actions. He's going to be very actively working with me to raise awareness for the importance of the protection for Sharks in Maldives. He's going to be in the Maldives very soon and I'm going to take him diving with Sharks and show him the beauty of these magnificent creatures. Change can be achieved through awareness and education. Respect GJIKO, looking forward to working with you soon! IUCN Mission Blue​ Ocean Geographic​ Whale Shark Network Maldives Shark Angels Shark Online Project AWARE Foundation WWF​ Kuredu Island Resort Avalon Environmental Protection Agency of Maldives Ministry of Fisheries and Agriculture ​ Erich Ritter SharkSchool Sharkproject​ Red Bull​ Avalon Club Luzern​ Sky News BuzzFeed BBC News BBC Earth CNN​ Blick​ stern Shark Addicts​ Sharkwater​ The Guardian​ ARBER ENTERTAINMENT Redbox IUCN Maldives Inner Maldives Holidays Underwater360

Publié par Shaff Naeem sur mardi 30 Janvier 2018

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com