Gjiko në telashe me ligjin, por jo vetëm kaq…ngjall urrejtje në shumë komentues të huaj
Reperi kosovar ka kaluar disa pushime fantastike së bashku me partneren e tij Elita Rudi në ishujt Maldive, ku është futur në telashe të mëdha.
Me siguri të gjithë e keni parë foton dhe videon e famshme të tij teksa nxjerr një peshkaqen të vogël nga uji për të bërë një ‘selfie’.
Ajo çfarë Gjiko nuk dinte ishte se peshkaqeni është një specie e mbrojtur me ligj në Maldive. Për këtë arsye ai ka hyrë në listën e zezë të klientëve të hotelit “Kurdeu Island Resort”.
Pjestarë të stafit të këtij hoteli kanë komentuar në rrjetin social Facebook se ndaj Gjikos do të merren masa ndëshkuese nga autoritetet lokale. Qindra njerëz të irrituar për këtë veprim të artistit kanë lënë gjithashtu komentet e tyre në foton e tij duke e akuzuar për këtë krim të shëmtuar.
Stafi i resortit është shpehur se peshkaqeni është rikthyer në ujë ndërkohë që komentuesit janë të bindur se ai ka ngordhur dhe fajtor për këtë është vetëm Gjiko.