Gjiko paralajmëron diçka të madhe në 2 maj
Reperi i njohur Gjiko vazhdon të jetë ndër reperët më aktiv të skenës shqiptare. Ai është njëkohësisht mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale ku së fundmi ka ndarë imazhe nga udhëtimi i tij i fundit.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, ai ka paralajmëruar se diçka e re dhe e madhe do të vijë nga ai këtë javë. “2 maj diçka e madhe po vjen”, ka shkruar Gjiko bashkëngjitur postimit të tij.