Lajme

13 May 2018

Gjiko suprizon të dashurën e tij Elitën në mes të koncertit…

Reperi i njohur, Gjiko dhe e dashura e tij, Elita Rudi, janë një ndër çiftet më të dashurt të showbiz-it shqiptar. Fillimisht ata e mbajtën të fshehtë dashurinë e tyre, por tashmë ata shfaqen në çdo moment së bashku dhe në çdo moment tregojnë se sa të dashuruar janë me njëri-tjetrin.

Në koncertin e fundit në Suharekë, Gjiko i ka bërë një surprizë Elitës dhe fansave të tij që ndodheshin në shesh. Ai ka marrë në skenë të dashurën e tij, duke i bërë asaj edhe një deklaratë dashurie.

“Kjo është e dashura ime, personi që dua më shumë në këtë botë”, ka thënë Gjiko duke i rrëmbyer një puthje Elitës. Video e kësaj surprize, është publikuar në rrjetin social Instagram nga vetë Elita, e cila shkruan: “Jam shumë krenare për ty dhe të dua shumë gjithashtu”.

I am so proud of you and I love you too @gjikotheflyboy ❤️ #energjiko

Un post condiviso da Elita Rudi (@elita.rudi) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com