Gjiko zbulon titujt e 17 këngëve të albumit “Energjiko” që pritet të publikohet shumë shpejt
Reperi Gjiko ka paralajmëruar ditë më parë se do të sjell diçka të madhe në 2 maj dhe të gjithë menduan se do ishte një projekt muzikor por nuk ndodhi kështu. Gjiko përmes rrjetit social Instagram ka paralajmëruar albumin e tij më të ri muzikor, “Energjiko”. i cili do përmbajë 17 këngë të reja.
“Eergjiko më datën 10 Maj 2018. Nesër gjatë ditës edhe një lajm tjetër”, ka shkruar Gjiko bashkëngjitur postimit të tij. Gjithashtu këngëtari ka hapur një konkurs për të gjithë adhuruesit e tij sa i përket kopertinës së mixtape të ri të tij që do të vij shumë shpejt.
Punimi më i mirë grafik që do të shfrytëzohet për krijimin e tij do të shpërblehet edhe me 500 euro.