“Gjithçka e ka një limit”, ja arsyeja që e revoltoi Bes Kallakun
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashur dhe të komentuar të showbizit. Çdo lëvizje e tyre dhe postim në rrjetet sociale gjithmonë përbën një lajm për mediat rozë. Por së fundmi, kanë qarkulluar disa lajme që përveçse të rreme kanë qenë edhe tepër shqetësuese.
Ka qenë vetë Besi, i cili ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një lajm ku shkruhej se ai dhe Xhensila kishin pësuar aksident dhe ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Bashkëngjitur lajmit Besi shkruan: “Gjithçka ka një limit, deri këtu jo. Nuk mund të kuptohet dhe as të pranohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë. Lavdi Zotit jemi mirë vetë dhe s’ka ndodhur asgjë, por po na le zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjarët duke lexu këto idiotsira që përhapen pa filtra”.