Gjyqi i Becchetit me Ramën, shpërthen Sonila Meço: Fatura më e rëndë mbi shqiptarët
Moderatorja Sonila Meço pas mbylljes së televizionin Agon qëndroi për një periudhë të gjatë larg ekranit teksa këtë vit ka prezantuar në ‘Ora News’ emisionin ‘Tempora’. Siç dihet pas mbylljes së Agon, pronari italian Francesko Becchetti u akuzua për pastrim pa.ra.sh nga qeveria shqiptare.
Mirëpo së fundmi, Gjykata Europiane ka dhënë vendimi ku Francesko Becchetti është shpallur ipafajshëm, ndërkohë që thuhet se Shqipëria është gj.ob.it.ur me 110 milion euro.
Lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi edhe moderatorja, Sonila Meço e cila në një postim ka fajësuar kryeministrin Rama për atë që po i ndodh Shqipërisë.
“A ka më?
Fatura më e rëndë mbi shqiptarët: Shqipëria gj.ob.it.et qindra miliona euro, për herë të parë në historinë e saj për shkatërrimin e një televizioni me një aksion të drejtuar nga kryeministri i vendit Edi Rama, për arsye të qëndrimit opozitar të Agon Channel ndaj pushtetit. Investimi i sipërmarrësit Francesco Becchetti, një risi në konceptin e delokalizimit, me teknologji bashkëkohore, me 400 punonjës, bashkëpunime me emra të njohur të mediave ndërkombëtare, që prezantoi Shqipërinë në Europë, kur ende politika e ka lënë lëngueshëm jashtë portave të saj, u sulmua në mënyrë an.ti.lig.jo.re, direkte dhe në vetë të parë nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti rreth tij.
Tashmë është provuar nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICSID), gjykatë e Bankës Botërore, se i gjithë sulmi antiligjor, arbitrar dhe personal i kryeministrit mbi televizionin Agon Channel dhe interesat e biznesmenit italian është i mbështetur mbimashtrime dhemanipulime të dirigjuara nga emra të përveçëm.
E patëm thënë si gazetarë në betejën për të mbrojtur punën tonë në Agon Channel se kjo kauzë është pasqyra ku shohim qartazi qëllimet e pushtetit. Me vendimin e ICSID-it tashmë çdo shqiptar e di se kush dhe pse organizoi aksionin e paprecedent kundra fjalës së lirë, medias, investimeve të huaja në vend dhe kush po i ngjesh në kurrizin dë.rr.m.uar v.ar.fë.ri.e e padrejtësie faturën më të lartë për shpronësimin, që një pushtet i bën një medieje ndërkombëtare.
Vendimi thuhet se është shumë voluminoz dhe është ende në proces vlerësimi nga ana e avokatëve të Becchetti-t. Ata konrmojnë se dëmi ndaj pa.di.të.sve italianë është rreth 111 milionë euro plus 30 milionë euro, që i detyrohen ortakut shqiptar të Agonset. Vendimi është res judicata. Pra dëmi kalon mbi 140 milionë euro . Sikur të mos mjaftojë, sa më shumë qeveria vonon pagesën, aq më shumë shtohet vlera e dëmit. Dhe ky është vetëm njëri nga vendimet, pasi sipas avokatëve priten edhe shumë të tjerë. Dhe jo nga gjykata në procese vetting-u. A ka më për shqiptarët?”, shkruan ndër të tjera Sonila.