Gjysmë i zhveshur, i riu shqiptar refuzon palestrën dhe ushtrohet në qendër të Tiranës
Këtë herë kemi të bëjmë me një lajm, i cili na kujton shumë mirë shprehjen e prindërve tanë: “Kush do e gjen mundësinë”- edhe pse kur përdorinin këtë shprehje i referoheshin shkollës.
Këtë herë kemi të bëjmë me një të ri që ushtrohet për të mbajtur trupin në formë jashtë ambienteve të palestrës.
Në redaksinë e mcnradio.al ka mbërritur një video, teksa një i ri, jo larg sheshit “Skënderbej” ushtrohet në ambient publik, gjysmë i zhveshur.
I riu ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve pasi një gjest të tillë nuk e shohim çdo ditë, sidomos në këto ditë dimri.