Lajme

25 December 2018

Gold AG me anë të një fotoje, tregon stilin e reperit të cilin e ka poseduar nga klasa e parë

Gold AG është një prej reperëve më të pëlqyer të tregut muzikor shqiptar.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, ai ka vendosur të ndajë me ndjekësit një fotografi shumë të veçantë, të realizuar kur ai ishte në klasë të parë.

Ndryshe nga krejt shokët e tij, ai vërehet lehtësisht ngase edhe në atë kohë i pëlqente të vishej trendy dhe me syze në kokë.

“Prej klasës së parë, me këtë punë jam marrë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com