Gold AG nderohet si “Heroi i Kombit”
Reperi kosovar Arian Agushi, i njohur ndryshe si Gold Ag, i ka kënduar gjithmonë atdheut të tij dhe vuajtjeve që ka kaluar populli kosovar. E pikërisht për këtë arsye ai do të nderohet nesër më dekoratën e Heroit të Kombit ‘Shkëlzen Haradinaj’. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë reperi përmes rrjeteve sociale. Ja çfarë shkruan ai: “Ndihem i nderum dhe krenar për këtë dekoratë që do ta marr nesër në ora 13:30 në Gllogjan.Kënga ime do të jehojë gjithmonë për ata që sakrifikuan cdo gjë për lirinë që në po e gezojmë.Falemnderit Deçan , falemnderit Gllogjan , falemnderit Dukagjin .Do ti këndoj atdheut tim deri në këngën e fundit, që brezat që do të vinë le ta mësojnë historinë ashtu siç është e jo siç nderrohet më vonë.Falemnderit gjeneral Daut Haradinaj dhe gjithë ata që më përkrahen gjithmonë Hajdar B. Sutaj”.