Gold AG në shoqërinë e deputetit shumë të përfolur
Reperi i njohur Gold AG shpesh është bërë temë lidhur me këngët e tij patriotike, ose që transmeton mesazhe revolte.
Jo pak herë kemi pasur rastin ta shohim me këngë kundër politikanëve, e në disa raste edhe të fotografuar pranë tyre.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin.
Ky i fundit u bë temë në media gjatë ditëve të fundit, lidhur me një deklaratë tij për gazetën “Zëri”, ku tha se partia e tij do ta votojë shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.
Në ‘selfie’-n që Goldi ka publikuar në InstaStory, ata shfaqen shumë të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, teksa duket se ruajnë një miqësi të mirë.