Gold AG thumbon reperat e tjerë
Reperi shqiptar, Gold AG, ka ironizuar me skenën e hip hopit dhe reperët tjerë.
Kohëve të fundit është ritur përdorimi i brendeve luksoze në klipe dhe ato po bëhen edhe temë të projekteve të ndryshme.
Kjo si duket nuk i ka pëlqyer Gold AG, i cili ka shfrytëzuar rastin që të ironizojë me këtë temë.
“Burektore Gucci vetëm për reperë të Kosovës”, ka shkruar reperi në foton e postuar në rrjetin social Facebook.
Gold AG nuk është hera e parë që ironizon me reperët tjerë të skenës muzikore shqiptare, ku herë është kapur me Noizyn e herë me Babastars, por ky ngacmim duket se shkon për Gjikon duke qenë se kënga e tij e fundit titullohet “Papuqe Gucci”.