Gorillaz vijnë për herë të parë në një intervistë me prani të kamerave
Gorillaz janë gati për të publikuar albumin e tyre “Humanz”. Data zyrtare kur do ta bëjnë është 28 Prill. Por nuk është vetëm ky lajmi për grupin e njohur. Ata kanë zgjedhur që për herë të parë të bëjnë një intervistë live dhe në prani të kamerave. Të enjten në 20 Prill, anëtarët e bandës, Murdoc dhe 2-D do të jenë në emisionin e prezantueses Mista Jams në BBC Radio1. Ata ndër të tjera do t’i përgjigjen edhe pyetjeve të fansave të shumtë.