Lajme

02 August 2018

Grabitet shtëpia luksoze e reperit French Montana

Reperit të njohur, French Montana, i ka ndodhur diçka vërtet e pakëndshme. Shtëpia e tij luksoze ka qenë shënjestër e sulmit të disa personave të armatosur. Sipas TMZ, zyrtarët thonë se morën një telefonatë nga ora 9 e mëngjesit, por ngjarja ndodhi shumë orë më parë.

Reperi bashkë me disa persona të tjerë ishin brenda në shtëpi kur grabitësit hynë Brenda por ende nuk ka asnjë të dhnë nëse ka pasur persona të lënduar. Policia është vënë në ndjekje të tyre, por ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Ai e bleu këtë shtëpi nga Selena Gomez, e cila kishte probleme të mëdha kur e kishte në pronësi.  Një hajdut ishte përpjekur të hynte në shtëpinë e saj duke e frikësuar së tepërmi këngëtaren.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com