Lajme

10 December 2018

Graciano Tagani është i gatshëm ta lerë trupën e Albi Nakos për atë të Top Channel

Gjatë lojës “Ndaje ose Pije”, ku konkurrenti zgjedh të pijë ose të përgjigjet, Graciano Taganit iu drejtua një pyetje e cila konsistonte në lënien e skuadrës së baletit të Albi Nakos për trupën e baletit të Top Channel- it, nëse do t’i ofrohej diçka e tillë.

 

Vumë bast që Graciano do të pinte, por jo!

“Patjetër, me kënaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të Top Channel është më e mira.”

Nga e majta në të djathtë: Albi Nako, Esdalin Gorani

Meqë jemi këtu, ju kujtojmë se në prill të 2017- s, Albi Nako, u pyet në emisionin “Thumb” se ç’mendonte për Gerd Vason dhe Esdalin Goranin, udhëheqësin e trupës së Top Channel.

Gerd Vaso

Nëse për të parin pati konsiderata të larta, për Goranin u përgjigj:

“Për këtë tjetrin nuk di çfarë të them, nuk di ku ta fus”.

 

Mesa duket, në këtë postim të shtatorit ku përkrah trupës së Klan- it shkruan “Jemi më të mirët”, Tagani s’e kishte fort seriozisht.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com