Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij shijojnë pushimet, përshëndesin sërish shqiptarët me simbolin e shqiponjës
Në disa imazhe të publikuara në rrjetin social Instagram, çifti kanë treguar se po kalojnë pushime të paharrueshme në krahët e njëri-tjetrit.
Performanca e futbollistit Xhaka së fundmi në kampionatin Botëror u vlerësua lartë, ndërsa simboli i shqiponjës i bërë pas shënimit të golit kundër Serbisë, u kthye në sensacion.
Tani, simboli i shqiponjës është kthyer në trend dhe figurat publike tentojnë ta bëjnë kudo.
Graniti dhe Leonita në fotografinë e fundit të hedhur në Instagram, shfaqen të ulur buzë detit, teksa me bashkimin e duarve të tyre bëjnë këtë simbol. POstim ky që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tyre të shumtë.