Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj tashmë edhe zyrtarisht të martuar
Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë sot këtë të martë në Londër.
Dyshja në fjalë, gjatë verës së vitit 2017 organizuan një ceremoni shumë private në Kosovë.
E së fundmi, ata kanë vendosur që këtë martesë edhe ta kurorëzojnë.
ka qenë Leonita, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram imazhe nga momenti i nënshkrimit, ndërsa ka marrë komente të shumta urimi nga ndjekësit e saj.
Çifti dukeshin shumë bukur dhe në harmoni me njëri-tjetrn. Leonita dukej elegante me një fustan ngjyrë kafe, gjersa edhe më me stil dukej Graniti në një kostum blu.
Ky i fundit, në Instagram ka shkruar se data e sotme koicidon me tre vjetorin e njohjes mes çiftit.
“Sot ne nuk jemi vetëm tri vite të mrekullueshme bashkë…Sot ajo është bërë Znj.Xhaka”- ka shkruar Xhaka në Instagram.