Granit Xhaka “i dashuruar” pas luksit dhe aksesorëve në vlera të mëdha…
Edhe superylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka, duket se është një adhurues i madh i luksit. Veshjet luksoze dhe aksesorët në vlera të mëdha shoqërojnë yjet në dalje publike por edhe në përditshmëri.
Edhe superylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka, duket se është një adhurues i madh i luksit. Ai së fundmi është parë me një orë Rolex të llojit “Submariner” me diamantë të bardhë e të zi. Vlera e kësaj ore e tejkalon shumën prej 30 mijë euro.
Gjithashtu edhe unaza e tij “Bulgari” është super luksoze me diamantë “rose gold” tepër speciale e vendosur sipas vetë dëshirës së futbollistit. Vlera e kësaj unaze është rreth 10 mijë euro.