Granit Xhaka suporti më i madh i vëllait të tij Taulantit
Dy futbollistët shqiptarë momentalisht janë duke zhvilluar karrierën jashtë vendit, por sigurisht asnjëherë nuk e kanë harruar vendin e tyre.
Taulant Xhaka ka refuzuar disa oferta shumë të mira, vetëm për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare.
Ditën e djeshme është zhvilluar ndeshja Shqipëri-Uells dhe Taulanti ka luajtur në rolin e mesfushorit. Por në këtë ndeshje për shkak të angazhimeve personale, ai nuk e ka pasur pranë të vëllain për ta mbështetur live. Megjithatë për të qenë më pranë tij, Graniti ka bërë një postim në ‘Instastory’ ku tregon se edhe pse larg ai mund ta mbështesë shumë mirë të vëllain.
“Duke parë vëllain tim gjithmonë dhe kudo”,- shkruan Graniti në një video ku shfaqet duke parë ndeshjen nga makina.