Lajme

02 April 2018

Grimieri më i njohur në botë na njeh me muzën e tij

Mario Dedivanovic është një prej artistëve më të njohur të make up-it në botë.

Shqiptari me origjinë nga Mali i Zi njihet në veçanti për kujdesin që i kushton pamjes së Kim Kardashianit.
Ndërsa suksesi është i ndërsjellë, duke qenë se edhe ylli televiziv amerikan i ka ndihmuar që ai të bëhet akoma më i famshëm.

Shpeshherë, Mario dhe Kim janë pjesë të evenimenteve të ndryshme, ku grimeri shpalos teknikat dhe aftësitë e tij në zbukurimin e femrave.
Dhe ai asnjëherë nuk harron që t’i japë komplimente 37-vjeçares, e cila i ka mundësuar që ta dërgojë në një nivel tjetër profesionin e tij.

“Femra më e bukur në botë, muza ime Kim Kardashian”, ka shkruar Dedivanovic në një postim në Instagram.

Publikimin ai e ka shoqëruar me disa fotografi të përbashkëta me yllin e serialit televiziv, “Keeping Up with the Kardashians” pas eventit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com