Grimierja e njohur çon në gjykatë Kim Kardashian
Kim Kardashian nuk ka të drejtë të përdorë inicialet e veta, të paktën për produktet kozmetike.Grimerja e famshme daneze Kirsten Kjaer Weiss e ka paditur Kim, pikërisht për logon e kësaj të fundit “KKW” për produktet kozmetike.Sipas Weiss kjo logo është duke hutuar klientët, ngaqë është tejet e ngjashme me atë të Kirsten “KW”.Në padinë e saj, Kirsten ka thënë që Kim e ka bërë këtë logo qëllimisht dhe me tendencë, që të ngatërrohet me linjën e grimeres.Ajo ka kërkuar nga gjykata që të bllokojë menjëherë Kim nga përdorimi i logos “KKW”, dhe t’i japë përfitimet nga shitja me këtë logo si dhe të paguajë dëmshpërblim.Ndërsa sipas burimeve të afërta me Kim, është bërë e ditur që ajo është konsultuar me disa avokatë para lansimit të këtij produkti, në mënyrë që të mos binte ndesh me ligjin, shkruan TMZ.