Lajme

20 May 2019

Gruaja martohet me urën me të cilën ka rënë në dashuri

Një grua nga Australia është martuar me dashurinë e jetës së saj që është një urë!

Jodi Rose nga Sydney lidhi kurorë me “Le Pont du Diable” që do të thotë ‘Ura e Djallit’ dhe ndodhet në Lumin Tech, Franca jugore në vitin 2013.

Ajo ra në dashuri me strukturën e urës së shekullit të XIV ndërkohë që kishte ardhur si turiste në Francë.

Pak kohë më vonë ata u bënë “burrë” e grua në një ceremoni ku morën pjesë 14 të ftuar dhe u bekua kryebashkiaku i qytetit fqinj Saint-Jean-de-Fos.

Rose tha se të martoheshe me një urë ishte gjë e bukur:

Isha nervoze. U ndjeva si një nuse. Ia vura edhe unazën…Dua të them, duhesh ta kesh parë, ai është shumë simpatik dhe i fortë e i guximshëm..”

Jodi tregon se ende e mban unazën vënë ndërsa ura ka një unazë të vetën në version më të madh.

Rose ka ‘object personification synaesthesia’, një gjendje që i bën njerëzit të kenë afeksion për objekte që, sipas tyre, kanë gjini dhe personalitete.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com