Lajme

01 March 2016

Grupet muzikore më të famshme që janë ndarë

||
0 Comment
|

Lajmi se Zayn Malik ,një nga pjesëtarët e grupit shumë të famshëm ‘One Direction’, do të largohej nga grupi shokoi shumë fansa. Këta të fundit të vetquajtur Directioners janë ndjerë zemërthyer nga ky lajm, por në fakt nuk është hera e parë që një grup i njohur ndahet ose një prej pjesëtarëve largohet. Më poshtë mund të njiheni me10 prej grupeve më të njohur që tashmë janë ndarë.

10- Eagles

Eagles gëzuan sukses të madh, duke u kthyer në një nga grupet më të mëdha në Amerikë gjatë viteve ’70. Gjithsesi suksesi i madh sjell dhe shumë presion, dhe për pasojë lind tension mes  anëtarëve të grupit. Don Felder u largua nga grupi në 1980 dhe u deshën plot 14 vite që grupi të rikthehej e të performonin sërisht bashkë.

09 – Police

Ky grup u formua në vitet 80′ dhe pati shumë sukses por lideri i grupit Sting dëshironte të krijonte një karierë solo dhe për pasojë i gjithë grupi u nda. Për fat të mirë kjo nuk ishte hera e fundit që u dëgjua për këtë grup. 30 vite më vonë ata u ribashkuan për një turne në mbarë botën.

the police

08 – Go-Go

Grupi muzikor i vajzave u bë shumë i famshëm gjatë viteve 1980. Ato i shkruanin vetë këngët e tyre, si edhe luanin në instrumente. Kur u ndanë në vitin 1985 shumë menduan se nuk do të dëgjonin më prej vajzave, por nuk ndodhi kështu. Këngëtarja kryesore e grupit u rikthye në skenë dhe arriti një sukses edhe më të madh si artiste solo. Një nga superhitet e saj është  ‘Heaven is a Place on Earth’.

07 – Destiny’s Child

Pavarësisht se ishte një grup jashtëzakonisht shumë popullor, Destiny Child kaloi një sërë mini-ndarjesh, pasi anëtare të grupit iknin e të tjera vinin. Kjo zgjati deri në vitin 2000, kur grupi u nda përfundimisht. Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams ishin antaret e fundit të këtij grupi. Të treja ato vazhduan karierën e tyre solo, por ajo që arriti suksesin më të madh ishte Beyonce ose sic ndryshe e quajnë Queen Beyonce.

Destinys-Child-destinys-child-33327211-1280-960

06 – *NSYNC

NSYNC  ishte një nga grupet më të mëdha të viteve 90′. Një nga anëtarët e grupit Justin Timberlake lancoi një album solo në vitin 2002 por në atë kohë ai akoma nuk ishte larguar nga grupi dhe kjo gjë i habiti fansat e bandës. Ndarja në fakt nuk vonoi pasi 2 vite më vonë grupi vendosi të ndahej. U ribashkuan vite më vonë në 2013, por vetëm për një performancë.

nsync

 

05 – Backstreet Boys

Ky grup shumë i njohur ka qëndruar i bashkuar për plot 13 vite derisa në vitin 2006 Kevin Richardson u largua për interesa personale, gjë që i la fansat në mbarë botën të shokuar. Në vitet pasuese grupi vazhdoi të performojë por vetëm me 4 anëtarë. Ata nxorën 2 albume të tjera. Richardson iu ribashkua  grupit në vitin 2012. Që nga ajo kohë, ata kanë vazhduar të gëzojnë sukses në mbarë botën.

04 – Blondie

Ka qenë një nga grupet më me influencë të viteve 70′ dhe 80′. Para se grupi të ndahej në vitin 1982 ata patën një pauzë në muzikë. Këngëtarja kryesore e grupit Debbie Harry e vazhdoi karierën e saj, tashmë si soliste dhe pati një sukses shumë të madh. Për fat të mirë Blondie u ribashkua sërisht në vitin 1997 dhe vazhdojnë bëjnë muzikë edhe në ditët e sotme.

blondie

 

03 – Spice Girls

Grupi I 5 vajzave simpatike solli disa nga hitet e viteve 90′ si psh këngën ‘Girl Power’. Përcarjet në grup filluan kur Geri Halliwell e njohur ndryshe si ‘Ginger Spice’ vendosi të largohej nga grupi në vitin 1996. Spice Girls vazhduan si grup edhe për dy vite të tjera, por nuk rezistuan më shumë. Në krye të këtyre 2 viteve ato u ndanë. Për kënaqësinë e fansave ato janë ribashkuar disa herë. Në 2007 për një tur internacional dhe në 2012 në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike Në Londër.

spice-girls

02 – Take That

Take That janë muzikantët e Amazon që kanë shitur më shumë se kushdo tjetër, kjo është dhe arsyeja pse fansat u mërzitën jashtëzakonisht shumë kur Robbie Williams la grupin në vitin 1995 pasi vuante nga varësia prej drogës. Grupi u nda vitin pasues. Gati 10 vite më vonë 4 anëtarët e ‘Take That’ patën një ribashkim që u riktheu suksesin. Robbie Williams u ribashkua me grupin në vitin 2010, por në 2014 si ai edhe Jason Orange deklaruan që do të largoheshin nga grupi. Banda e muzikës nuk u nda pavarësisht largimit të 2 prej djemve. Tashmë ‘Take That’ është një trio që shpresojmë do të vazhdojnë të sjellin muzikë të bukur sic vetëm ata dinë.

take thatt

 

01 – Beatles

Beatles-at mund të themi se ishin grupi më i madh në vitet 1960, ndaj dhe është akoma se si grupi u shpërbë në mënyrë aq të mistershme. Të 4 anëtarët e grupit filluan të punonin në projekte solo, dhe ishte Paul McCartney ai që në një intervistë në vitin 19970 zbuloi se grupi ishte ndarë përfundimisht. Muzika e tyre jeton akoma sot, megjithëse shpresa për një ribashkim nuk është se ka. Të vetmit që janë akoma gjallë nga anëtarët e bandës janë Paul McCartney dhe Ringo Starr.

The_Beatles

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com